Premierë e shfaqjes për fëmijë “Kësulëkuqja” në teatrin e Kumanovës

од admin_kult

Mbrëmë në skenën e vogël në Qendrën e kulturës në Kumanovë u realizua premierë shfaqja teatrore për fëmijë “Kësulëkuqja” në regji të Bojana Kralevskës.

Në shfaqjen, e cila ngjalli interesim të madh dhe është freskim i vërtetë për publikun më të ri, luajnë aktorët Aleksandra Mihajllovska, Anastasia Veliçkoviq, Matej Stojkovski, Nikica Jankovski dhe Vlladanka Kërstevski. Skenografia është e Kërsto Bogojevskit, kostumet janë të Keti Paunovska Stefkovskës, e punuar nga Darko Ilievski, muzika është e Jovan Cvetkoviqit dhe dramaturgjia e Sasho Kostovskit.

Shfaqja, përgatitja e së cilës filloi gjatë muajit korrik, është pjesë e programit vjetor të Ministrisë së Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе