Në objektin e Çifte Hamamit, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, artdashësit kanë mundësinë të shohin veprat më të mira të artistëve vendor dhe rajonal në kuadër të ekspozitës artistike, me titull “75/75”. Me këtë ekspozitë nisi edhe përkujtimi i 75-vjetorit të themelimit të Galerisë Nacionale.
Është përzgjedhje e disa prej ekspozitave më të hershme të mbledhura për koleksionin e Galerisë Nacionale, duke përfshirë vepra jashtëzakonisht të vlefshme. Ekspozita “75/75” prezanton vepra të disa autorëve si: Sava Shumanoviq, Matej Sternen, Konstantin Danill, Nikolla Aleksiq, Stefan Todoroviq, Vesna Sokoliq, Urosh Prediq, Paja Jovanoviq, Matej Jama, Nadezhda Petroviq, Zora Petroviq, Pjer Krizhaniq, Petar Dobroviq, Marko Murat, Leon Koen, Celestin Medoviq, Nikolla Martinoski, Llazar Liçenoski, Gjorgji Jakov Zografski, Kosta Shkodreanu, Dimitar Andonov Paparadishki, Dimitar Pandillov Avramovski, Katja Eftimova, Lena Stefanova (piktorë); Antun Augustinçiq, Voin Bakiq, Toma Rosandiq, Petar Palaviçini, Ivan Meshtroviq, Dimo Todorovski, Ljubomir Stefanovski, Borka Avramova, Frano Krshiniq, Boris Kalin, Risto Stijoviq dhe të tjerë (skulptorë).
Ekspozita “75/75” do të zgjasë deri më 19 gusht ndërsa në datën 2 gusht, datë që përkon me hapjen e Galerisë, hyrja në të gjitha ambientet e Galerisë Nacionale do të jetë falas.