Shfaqja “Illuminati”, bazuar në filmin kult të Hiçok – “39 Shkallë”, do të shfaqet sonte premierë në skenën e Teatrit të Komedisë.
Në zhanër, shfaqja është përzierje unike e trillerit, aksionit dhe komedisë, me elemente të noar dhe gjuhës kinematografike.
“Illuminati” është nën regjinë e Sinisha Evtimov, ndërsa luajnë Valentin Kostadinovski – Tino, Natalia Teodosieva, Sergej Dimovski dhe Atanas Atanasovski.
Skenografia është e Martin Manev, ndërsa kostumografia e Ivana Karanfilovska Ugurovska. Dizajni i zërit është i Georgij Polizov, ndërsa mjeshtrit e tonit janë Georgij Polizov dhe Tommy Anchov. Dizajni i dritës nga Martin Manev, dhe mjeshtri i dritës nga Slobodan Ilioski.
Shfaqja, do të shfaqet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 22 nëntor.