Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në suaza të vizitës së saj në Pragë, mëngjesin e sotëm në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut u takua me artistë dhe studentë të rinj maqedonas që jetojnë në Çeki dhe janë të lidhur me vendin tonë.
„Në Vitin e të rinjve në Bashkimin Evropian, ne jemi fortë të përkushtuar për mbështetjen dhe përmirësimin sa më të madh të interesave, arsimimit dhe aftësive të tyre. U takova me artistë dhe studentë maqedonas të artit në Pragë, qendër universitare e njohur në Evropë.
Eksperiencat e këtyre të rinjve janë ato mbi të cilat bazohen praktikat evropiane për zhvillimin e programeve të shkëmbimit për të rinjtë nga e gjithë Evropa, si dhe për mbështetjen e iniciativave që ofrojnë në fushën e filmit, industrisë krijuese, mbrojtjes së trashëgimia kulturore dhe teknologjitë e reja, tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska.
Takimi u realizua me profesionistë të rinj të profileve të ndryshme artistike, disa prej të cilëve kanë lindur në Republikën Çeke dhe disa në Maqedoninë e Veriut, disa kanë qëndruar për të jetuar dhe punuar pas studimeve në Pragë dhe disa kanë lidhje me vendin e tyre.
„Në atmosferë konstruktive me këta profesionistë të rinj maqedonas nga arti, diskutuam mënyrat për të zbatuar bashkërisht politikat për forcimin e kulturës, gjuhës maqedonase dhe identitetit të shtetit. Gjithashtu biseduam për mënyrat e realizimit të iniciativave të tyre së bashku me angazhimet e Ministrisë së Kulturës për përfshirjen aktive të profesionistëve të rinj në proceset integruese evropiane të vendit dhe në agjendën kulturore të Ballkanit Perëndimor të BE-së”, tha ministrja Kostadinovska- Stojçevska.
Në takim, artistët e rinj që krijojnë në Pragë shprehën nevojën për forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut. Bëhej fjalë për gjetjen e mekanizmave për motivim më të madh të të rinjve dhe zbatimin e iniciativave të tyre, përkrahjen e ideve të tyre, të cilat sigurisht do të kontribuojnë në promovimin dhe afirmimin më të madh të kulturës maqedonase.
Ministrja Kostadinovska-Stojçevska ndau politikat që u përcaktuan në takimin ministror në Tiranë, në qershor të këtij viti, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e programeve të shkëmbimit për të rinjtë nga e gjithë Evropa, të cilët do të prezantojnë veçoritë kulturore tradicionale – trashëgiminë kulturore, diversitetin dhe vlerat e vendit nga vijnë si dhe mbështetje për projekte dhe iniciativa që do të rrisin ndërgjegjësimin e të rinjve për trashëgiminë kulturore evropiane, nëpërmjet metodave tradicionale të edukimit dhe teknologjive moderne dixhitale.
Sonte në Pragë me shfaqjen „Antitrup” në prodhim të FAD nga Shkupi përfundon manifestimi treditor „Ditët e kulturës maqedonase”.
Përfundim përsëriti se vizita është në suaza të programit, që mbahet nga 7-9 shtator, „Ditët e kulturës maqedonase”,.