Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot morri pjesë në vizitë pune në Korçë të Republikës së Shqipërisë, e shoqëruar nga dekania e Fakultetit të Edukimit në Universitetin „Sh. Kliment Ohridski” nga Manastiri, Dobri Petrovski; kryetari i Këshillit të Gjuhës Maqedonase, prof. Ljudmil Spasov dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Danço Markovski.
Qëllimi i vizitës punuese ishte finalizimi i përgatitjeve për përfshirjen e gjuhës maqedonase në programin arsimor në suaza të Universitetit „Fan S”. Noli” në Korçë.
„Kujdesi ndaj veçorive identitare, me theks në kultivimin e vlerave gjuhësore dhe kulturore, janë prioritetet kryesore të Qeverisë së R.M.V”, tha ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska.
Kostadinovska-Stojçevska pati takim edhe me rektorin e Universitetit, prof. Dimitar Bello. Në takim u shkëmbyen ide për bashkëpunim konkret ndërmjet Fakultetit Pedagogjik nga Manastiri dhe Universitetit „Fan S. Noli” në Korçë.
Ministrja Kostadinovska-Stojçevska vizitën e shfrytëzoi edhe për takime me kryetarin e Komunës së Korçës, Sotiraç Filo, me të cilin bisedoi për aktivitetet e parapara rreth organizimit të Ditëve të kulturës maqedonase në Korçë, të cilat do të realizohen në gjysmën e dytë të tetorit.