Libri „Njeriu“ i shkrimtarit maqedonas Aleksandar Prokopiev do të prezentohet në edicionin e 11-të të „Nata Evropiane e letërsisë“ që mbahet me 7 shtator. Ky edicion do të promovohet në të ashtuquajturën foleja e lexuesit në Qendrën Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje në Qendrën për Kulturë „Аrt laboratorija“.
Përmbledhja me tregime „Njeriu“ doli në gjiuhën bullgare këtë vit, në edicion të shtëpisë botuese „Libra për të gjithë“. Përkthimin nga maqedonisht në bullgarisht e ka bête Denica Prodanova, ndërsa në folenë e lexuesit në Sofje pjesë nga libri do të lexojnë aktorët Gjorgji Georgiev – Antika dhe Igor Damjanov.
„Nata Evropiane e letërsisë“ është manifestim tradicional në suazat e të cilit, në 18 qytete të Bullgarisë, organizohen evente nga fusha e kulturës. Eventi ka për qëllim që të popullarizojë të mirat e letërsisë evropiane përmes leximeve letrare të vendeve jostandarde, në të ashtuquajturat „fole lexuesish“, ku persona të njohur lexojnë një pjesë të njejtë të librit çdo 30 minuta – nga ora 18:00 deri 21:30. Publiku ka mundësi që ti ndërrojë vendet ku lexohen pjesë nga letërsi të ndryshme dhe të njoftohen me krijimtarinë bashkëkohore të autorëve të ndryshëm evropian.
Organizatorë të eventit janë ambasada dhe qendra kulturore të Bullgarisë.