Nga data 21 deri më 28 gusht në Galiçnik do të mbahet edicioni i 33-të i kolonisë artistike „Galiçnik”.
Tema e edicionit të sivjetmë të kolonisë është „Qëndrueshmëria”, dhe siç paralajmëruan organizatorët, diskutimi, të menduarit dhe veprimit, rajonal dhe më gjerë, për këtë çështje në kuadër të fshatit të bukur të Galiçnikut është qëllimi i pjesëmarrësve të këtij viti. Në seancën e kolonisë, pjesëmarrës janë: Marta Stisjak nga Polonia, Pravdoljub Ivanov, Valentin Stefanof dhe Nina Kovaçeva nga Bullgaria, Lase Lorencen nga Danimarka, Zoran Todoroviç nga Serbia, si dhe pjesëmarrës vendas: Igor Sekovski, Slavica Janeshlieva dhe Goce Nanevski.