Ndërroi jetë Lubisha Nikodinovski – Bish, aktor dhe producent teatri, një nga themeluesit dhe përzgjedhës shumëvjeçar i festivalit Teatri i Hapur i Ri (MOT).
Nikodinovski – Bish si aktor teatri ka punuar në teatrin „Tek Shën Nikita Goltarot” dhe në „Punëtorinë teatrore FF (Pata e Gjelbër)” si një nga themeluesit e saj dhe si producent.
Është marrë edhe me kritikë teatrore dhe eseistikë.Është autor i një numri të madh artikujsh dhe studimesh në fushën e teatrit, ndërsa në vitin 2009 në botimin e „Magor” u botua libri i tij „Teatri Alternativ në Maqedoni”.
Ljubisha Nikodinovski – Bish ka kryer edhe disa funksione drejtuese në fushën e teatrit. Ka punuar në „Teatrin Kombëtar të Maqedonisë” si producent dhe si drejtues i teatrit „Centar”. Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e festivalit „Teatri i Hapur i Ri”, dhe u emërua kryetar nderi i tij.
Ai ka qenë një nga themeluesit dhe sekretar i përgjithshëm i Qendrës Maqedonase të ITI-Unesko.