Nën slloganin „Merr frymë thellë dhe shiko qiellin”. Imagjinoni një dëshirë? Shihemi në Galiçnik!”, nis sot (3 gusht) edicioni i tretë i „Festivali filmit Galiçnik”.
Pas dy edicioneve, prej të cilëve i pari ishte onlajn, këtë vit përzgjedhja zyrtare e këtij festivali të filmit përfshin filma të shkurtër të autorëve nga e gjithë bota. 20 filmat e shpallur me metrazh të shkurtër ndahen në tri kategori të ndryshme: filma të metrazhit të gjatë, dokumentarë dhe filma të shkurtër të animuar. Shfaqjet do të pasohen me program muzikor.
Festivali organizohet nga „Darma film” dhe Bashkësia Lokale e Galiçnikut, ndërsa mbështetet nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.