Zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi e nisi vizitën zyrtare në qytetin e Çanakalës, Republika e Turqisë, në një takim me drejtorin e përgjithshëm të kulturës dhe turizmit në ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë për qytetin e Çanakalës, Murat Jelmaz. Në takim u diskutuan shumë ide, aktivitete dhe bashkëpunime në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe turizmit.
Zëvendësministri Luçi u takua edhe me rektorin e Universitetit Shtetëror të Çanakalasë “18 Marsi”, prof. Dr. Sedat Murat, me të cilin diskutoi idetë e përbashkëta për koordinimin e aktiviteteve dhe projekteve që do të thellonin bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit, rinisë dhe sportit.