Thellimi i bashkëpunimit në fushën e kulturës ishte fokusi i takimit të sotëm të zëvendës ministrit të Kulturës Daim Luçi me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Në takimin në ambientet e Komunës së Çairit zëvendës ministri Luçi dhe nikoqiri Ganiu potencuan që kultura është segment i rëndësishëm në zhvillimin e një shteti dhe për këtë shkak vlerat kulturore që kemi duhet ti ruajmë dhe t’i promovojmë anë e mban botës.