Sot në Kinematekën e Maqedonisë së Veriut u mbajt debat publik me rastin e Porpozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta.
Në debat morrën pjesë përfaqësues nga organizatat për menaxhimin kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtat e përafërta, nga shfrytëzuesit dhe odat e tyre, nga operaorët kabllorë, nga Lidhja e të verbërve të RMV dhe nga BKU „Shën Kliment Ohridski“.
Bashkëpunëtorët me përfaqësuesit nga Sektori për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta në Ministrinë e Kulturës diskutuan sipas çështjeve që përfshinin ndryshimet e ligjit dhe të cilat janë të lidhura me tri direktiva të Bashkimit Evropian( Direktiva për menaxhimin kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtat e përafërta dhe licencimi multi-teritorial i veprave muzikore për shfrytëzim përmes internetit, Direktiva për ndryshimin e Direktivës për kohëzgjatjen e mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta, Direktiva për shfrytëzimin e lejuar të veprave jetime).
U precizuan edhe dispozitat për implementimin e Marrëveshjes të Marakeshit për lehtësimin e qasjes deri tek veprat e publikuara për personat që janë të verbër, kanë shikimin e dëmtuar ose mënyre tjetër pamundësie për të shfrytëzuar materiale të shtypura, me të cilat do të krijohen kushte për realizimin e pandërprerë të së drejtës së autorit dhe të drejtat e përafërta.
Debati publik kontriboi në finalizimin e propozim-tekstit me të cilin do të jepet kontribut për ndërtimin e sistemit për mbrojtje të të drejtës së autorit dhe të drejtat e përafërta në Republikën e Maqedonisë së Veriut, harmonizuar me legjislacionin dhe praktikën e mirë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.