Mbështetja për qarkullimin e veprave letrare evropiane i referohet aktiviteteve të projektit lidhur me përkthimin e veprave letrare evropiane, botimin, shpërndarjen dhe promovimin e tyre.
Për thirrjen janë siguruar mjete në shumë të përgjithshme prej 5.000.000 euro dhe pritet që të mbështeten rreth 40 projekte të realizuara nga një subjekt apo grup organizatash/konsorcium partner.
Temat dhe prioritetet e thirrjes:
- Forcimi i qarkullimit dhe diversitetit transnacional të veprave letrare evropiane;
- Inkurajimi i përkthimit dhe promovimit të veprave letrare të shkruara në gjuhët më pak të zakonshme (të përdorura) për të rritur qarkullimin dhe promovimin e tyre në tregjet kryesore evropiane dhe më gjerë;
- Zhvillimi i një auditori të ri;
- Forcimi i konkurrencës në sektorin e librit duke nxitur bashkëpunimin në suaza të sektorit.
Aktivitetet e kualifikuara:
- Përkthimi, publikimi, promovimi dhe shpërndarja e veprave dhe aktiviteteve të botuara që do të ndihmojnë në shitjen e të drejtave të përkthimit në Evropë dhe më gjerë.
- Aktivitetet e propozuara duhet të grupohen në paketa pune (work packages) që duhet të përmbajnë lista specifike dhe të përshtatshme të aktiviteteve, rezultatet e pritshme, momentet historike dhe rreziqet kritike. Paketat e punës duhet të organizohen në paketa standarde me mundësi shtimi të të rejave.
Projektet duhet të zbatohen nga ana e një subjekti ose grup organizatash/konsorciumi partner. Çdo projekt duhet të bazohet në një strategji të mirë editoriale dhe promovuese që përfshin një paketë prej të paktën 5 veprash letrare të përkthyera nga dhe në gjuhë të kualifikuara. Projekti duhet të përmbajë elementët në vijim:
- duke kontribuar në diversitetin e letërsisë në një vend (ose vende) të caktuar duke përfshirë vepra letrare nga vende të nënpërfaqësuara, me theks në veprat e shkruara në gjuhët më pak të përdorura;
- strategjia e shpërndarjes që do të sigurojë akses të gjerë dhe të lehtë në vepra për publikun e gjerë;
- strategji promovimi që kontribuon në zgjerimin dhe zhvillimin ose ripërtëritjen e audiencës;
- bashkëpunim ndërmjet autorëve, përkthyesve, botuesve, shpërndarësve, librarive, bibliotekave, festivaleve, eventeve letrare etj.
- kontribut në ngritjen e profilit të përkthyesve dhe respektimin e parimit të shpërblimit të drejtë;
- kontribuojnë në prioritetet strategjike(cross-cutting issues).
Gjatë përgatitjes së propozim projekteve vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet raportit ,,Përkthyes të kopertinës” të përgatitur nga Grupi i Ekspertëve të BE-së për Shumëgjuhësinë dhe Përkthimin në kuadër të Metodës së hapur të koordinimit (Open metod of coordination – ОМС)
Gjithashtu, thirrja përfshin edhe prioritete tjera strategjike të BE-së, veçanërisht lidhjen e propozim projekteve me Vitin Evropian të Rinisë viti 2022.
Kategoritë e projektit: :
Vëllim i vogël – përkthime të të paktën 5 veprave të ndryshme letrare, me bashkëfinancim të BE-së deri në 100,000 euro nga buxheti i përgjithshëm i propozim projektit.
Vëllim mesatar – përkthime të të paktën 11 veprave të ndryshme letrare, me bashkëfinancim të BE-së deri në 200,000 euro nga buxheti i përgjithshëm i propozim projektit.
Vëllim i madh – përkthime të të paktën 21 veprave të ndryshme letrare, me bashkëfinancim të BE-së deri në 300,000 euro nga buxheti i përgjithshëm i propozim projektit.
Bashkëfinancimi i BE-së në të gjitha kategoritë e Thirrjes është 60% e buxhetit të përgjithshëm të propozim -projektit, dhe kohëzgjatja e projektit është maksimumi 36 muaj.
Pjesëmarrësit e kualifikuar:
Të gjithë subjektet juridike (private dhe publike/kombëtare, rajonale dhe vendore) nga vendet pjesëmarrëse në Program që janë aktive në fushën e botimeve dhe letërsisë mund të aplikojnë për thirrjen për të paktën dy vjet deri në ditën e dorëzimit të aplikimit onlajn.
Gjuhë të kualifikuara për përkthim:
- Gjuhët burimore dhe të synuara duhet të jenë gjuhët zyrtare të vendeve që kualifikohen për të marrë pjesë në Programin Evropa Kreative 2021-2027.
- Janë të kualifikuara përkthimet nga gjuhët e lashta, latinishtja dhe greqishtja e vjetër në gjuhët zyrtare të vendeve pjesëmarrëse në Europa Krijuese 2021 – 2027.
- Përkthimet duhet të kenë dimension ndërkufitar dhe përkthimet nga një gjuhë zyrtare në tjetrën brenda një vendi nuk janë të kualifikuara, përveç nëse ekziston një strategji shpërndarjeje jashtë vendit në fjalë.
Veprat të kualifikuara për përkthim:
- Beletristika, pavarësisht nga zhanri apo formati letrar (libër i shtypur ose dixhital / përfshirë audiolibrin), të tilla si roman, tregim i shkurtër, teatër dhe radio drama, poezi, komike dhe letërsi për të rinj.
- Veprat letrare duhet të ishin botuar tashmë.
- Autorët e veprave letrare të propozuara duhet të jenë qytetarë, banorë ose të njohur si pjesë e trashëgimisë letrare të vendit që plotëson kërkesat e Programit Evropa Kreative 2021 – 2027.
- Veprat letrare nuk duhet të jenë përkthyer tashmë në gjuhën e synuar, përveç nëse kërkesa/propozimi i ri për përkthim nuk korrespondon me një nevojë të vlerësuar qartë për to.
Aplikimi plotësohet dhe dorëzohet onlajn nëpërmjet portalit për financim dhe mundësi për tenderë. Aplikacioni plotësohet dhe dorëzohet onlajn përmes Portalit për financim dhe mundësi për tenderë (FTOP) të Komisionit Evropian në përputhje me afatin e fundit, 31 maj të vitit 2022 më së voni deri në ora 17 koha e Evropës Qëndrore.
Vlerësimi i projekteve bëhet nga ekspertë të pavarur në bashkëpunim me Komisionin Evropian.
Linku për thirrjen për paraqitjen e propozim-projekteve për qarkullimin e veprave letrare evropiane viti 2022 (CREA-CULT-2022-LIT), me afat të fundit për dorëzimin e aplikimeve onlajn më 31 maj të vitit 2022.