Ministrja e Kulturës Bisera Konstadinovska-Stojçevska sot i uroi mirëseardhje dhe mision të suksesshëm diplomatik ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Indisë në Bullgari, me përgjegjësi edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim, ministrja Konstadinovska-Stojçevska theksoi interesimin e Ministrisë së Kulturës për përhapjen e bashkëpunimit kulturorë mes dy shteteve duke nënshkruar dokumente ndërshtetërore si dhe me angazhim dhe iniciativë më të madhe nga të dyja palët.
Ambasadori indian shprehu interesim për vendosjen e bashkëpunimit të drejtëpërdrejt mes insitucioneve të ndërlidhura nga fusha e kulturës, veçanërisht në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ai shtoi se duhet të shfrytëzohen mundësitë për të ftuar artist dhe projekte në të dyja shtetet.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që në periudhën e ardhshme të dyja palët të japin më shumë energji për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e kulturës dhe afrimin e të dy popujve të cilët kanë kulturë të pasur dhe të shumëllojshme dhe lidhje të fortë përmes personazhit dhe veprës së Nënë Terezës.