Humbja e sigurisë,humbja e strehimit humbja e strehimit në rrethana socio-politike, është tema e shfaqjes së re “Emri im është Goran Stefanovski”, me regji të Branislav Miqunoviq, premiera e së cilës do të mbahet nesër (31 mars) në teatrin e Dramës në Shkup, pas së cilës me 1 dhe 2 prill janë parashikuar edhe dy shfaqje tjera.
Shfaqja shtron pyetjen për rëndësinë dhe aktualitetin e dilemës bashkëkohore njerëzore në një botë ku „çdo gjë është në shitje dhe në kohën kur interesi dhe pushteti janë kategori shoqërore më të rëndësishme nga e drejta individuale e lirisë dhe sigurisë “.
Dramaturg në shfaqje është Branislava Iliq, skenografinë e ërpiloi Aleksandar Deniq ndërsa kostumet Roza Trajçeska-Ristovska. Përdoret muzikë nga autori Vllatko Stefanovski, bashkëpunëtor muzikorë është Davor Jordanovski. Rolet i interpretojnë:Biljana Dragiqeviq-Projkovska,Jelena Zhugiq, Sofija Kunovska,Sonja Stambolxhioska,Ana Dimitrova,Meto Jovanovski,Dragan Spasov-Dac,Igor Angelov,Zllatko Mitreski,Stefan Vujisiq,Damjan Cvetanovski dhe Sasha Dimitrievska.