Me program të veçantë në Qendrën Kulturore dhe Informative të Maqedonisë në Tiranë, u shënua 5 Maji – dita kur u mor vendimi për alfabetin maqedonas në vitin 1945. Edhe pse gjuha maqedonase ka ekzistuar si gjuhë e pavarur dhe e veçantë kohë të gjatë, data të tilla janë kujtesë e rëndësishme e momenteve kyçe në zyrtarizimin dhe standardizimin e saj.
Të pranishmit u pritën nga Ema Popivoda, Drejtoreshë e QKI Tiranë. Fjalim frymëzues mbajti ambasadori, z. Luftim Spahiu, si dhe ambasadori i Kroacisë, z. Kramariq –maqedonist i shquar dhe mbështetës i gjuhës dhe kulturës maqedonase.
Prof. Sllavica G. Sviderska, lektore e gjuhës maqedonase, së bashku me studentët e saj nga Fakulteti i Gjuhëve në Universitetin e Tiranës, lexoi një përzgjedhje poezish në maqedonisht.
Një ekspozitë me bizhuteri unike nga stilisti Stasha Bozhinovska, e frymëzuar nga alfabeti maqedonas, u hap gjithashtu si pjesë e këtij eventi.
Eventi organizohet nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, QIK Tirana dhe departamenti i mësimdhënies së gjuhës maqedonase.