Për nder të përvjetorit të rëndësishëm – 80 vjet nga themelimi, BNU “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir me disa aktivitete do ta festojë traditën shumëvjeçare të institucionit, misionin kulturor dhe kontributin në ruajtjen dhe promovimin e dijes.
Programi fillon më 17 mars (e hënë) me një panel diskutimi me temën “Biblioteka – Zemra e komunitetit”.
Në datën 18 mars (e martë) në orën 12:00 do të ndahen çmime për lexuesit e përkushtuar, tregimet më të mira të bibliotekës, autorë vendas, si dhe certifikata mirënjohjeje për ish-punonjësit, të cilët me dashurinë për librin dhe dijen kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe traditës bibliotekare.
Duke festuar 80 vjetorin e ekzistencës së BNU “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir, më 21 mars do të përmbyllet me “Akademinë ceremoniale”, e cila do të fillojë në ora 19:00 dhe do të mbahet në Sallën ceremoniale të QIK – Shtëpia e Oficerëve – Manastir.