Më 1 shkurt 2024, në ora 19:30, në Galerinë Nacionale, objekti i Çifte Hamamit do të hapet ekspozita retrospektive e Angel Dimovskit-Çaush me titullin “50 vjet krijimtari”. Publiku maqedonas do të ketë mundësinë të njihet me krijimtarinë e pasur krijuese të këtij artisti të ynë, i cili me dekada ka jetuar dhe punuar në relacion mes Maqedonisë dhe Francës.
Veprat e Angel Dimovskit-Çaush, të krijuara gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, kanë katër njësi tematike/ideale. Ato përbëhen nga përmbajtje figurative, objektive, gjuhësore dhe arkeologjiko-etnografike.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 shkurt 2024. Kurator është Ljupço Malenkov, kurse kurator bashkëpunëtor është Goranço Gjorgjiveski, kurator në Galerinë Nacionale.