Në mënyrë tradicionale, me tingujt e „Marshit Triumfal” nga opera „Aida” dhe ndezjen e zjarrit të festivalit, Opera dhe Baleti Kombëtar sonte (9 maj) me fillim nga ora 19.30 do të hapen 50. „Mbrëmjet e operistike të majit” jubilare. Këtë vit zjarrin e festivalit do ta ndez primadona e operas Milka Eftimova.
Në edicionin jubilar, të 50-të të këtij festivali të njohur do të marrin pjesë regjisorë, dirigjentë, koreografë, solistë të operës dhe baletit të njohur vendas dhe botëror. Në suaza të festivalit do të promovohet edhe monografia „50 vite Mbrëmje operistike të majit” nga dr. Aleksandar Trajkovski.
Festivali në mënyrë solemne do të hapet sonte me premierën e operës „Norma” të Vinçenco Bellinit, nën dirigjencën e të ftuarit nga Italia, Enriko Doviko. Më 14 maj do të interpretohet baleti „Zonjushat nga Avinjoni” nën muzikën e Kaliopi Bukle. Më 18 maj do të interpretohet „Luçia nga Lamermur” e Gaetano Doncieti, më 21 maj baleti „Zhizell” i Adolf Adami dhe më 26 maj opera „Turandot” e Xhakomo Puçini. Tradicionalisht, më 31 maj manifestimi do të mbyllet me operën „Aida” të Xhuzepe Verdi.