Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu i Ohrit,janë duke e realizuar projektin për konservim,restaurim dhe prezantim të plotë të bazilikës së hershme krishtere në Shën Erazmo,e cila daton nga shek. IV-V.
Bazilika në Shën Erazmo është zbuluar rreth 50 vite më parë,ku u zbuluan rreth 200 metra katrorë mozaikë ne disa hapësira.Projekti për konservim,restaurim dhe prezantim të plotë të bazilikës do të zhvillohet në disa faza.
Në fazën e parë të realizimit të projektit është kryer pastrim i hapësirës,me çka do të mundësohen kushte për kryerjen e hulumtimeve konservuese dhe përgaditjen e Elaboratit për vendosjen e konstruksionit të çatisë mbi gjithë bazilikën.
Monumenti i kulturës,lokaliteti bazilika e hershme krishtere “Shën Erazmo” në Ohër,është bazilikë trenefëshe me atrium të gjërë,me oborr dhe një pishinë rrethore në mes.