Hysni Ismaili,

Ministër i Kulturës

Biografia:

Hysni Ismaili u lind në vitin 1963 në Tetovë ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Në vitin 1988 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit „Shën Cirili dhe Metodi“ – Shkup, ku edhe specializoi.

Ismaili është magjistër i shkencave mjekësore në fushën e reumatologjisë, ndërsa studimet pasuniversitare i mbaroi në Tuzla, Bosnjë e Hercegovinë.
Hysni Ismaili është doktor i shkencave mjekësore.

Ka punuar si profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Tetovë dhe si mjek amë dhe mjek specialist, gjithashtu në Tetovë. Ai është docent në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës.

Në vitet e nëntëdhjeta ka qenë redaktor i librave, organizator i panairit të parë të librit të shtëpive botuese shqiptare private, redaktor i radiodramave, ndërsa ka redaktuar edhe emisione të radios në fushën e kulturës. Ismaili ishte redaktor dhe udhëheqës i shumë emisioneve televizive dokumentare në gjuhën shqipe dhe është njëri nga themeluesit e shtëpisë botuese „Logos A“. Ka marrë pjesë në aktivitete të shumta në fushën e kulturës në RMV.

Hysni Ismaili është autor i një numri të madh punimesh shkencore dhe profesionale në fushën e mjekësisë, ndërsa ka marrë pjesë edhe në shumë konferenca ndërkombëtare dhe rajonale.

Në mënyrë aktive e flet gjuhën shqipe, maqedonase, turke, boshnjake dhe angleze.

Vladimir Lazovski
(Zëvendësministër i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut)

U lind më 18 korrik 1965 në Shkup. Diplomoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, në vitin 1989, dega e aktrimit. Qe 24 vjet punon si aktor në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj, në Teatrin Popullor të Maqedonisë dhe në projektet e tjera private të teatrit. Ai është aktori i parë profesional i punësuar në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj, me angazhim të plotë për edukimin dhe formimin e publikut teatral nga mosha më e re.

Deri më tani ka luajtur pesëdhjetë role në repertorin e Teatrit të Arteve Dramatike. Është fitues i 5 çmimeve ndërkombëtare për interpretimin e aktorit dhe një çmim special për animimin e kukullës, në mesin e të cilave Çmimi për interpretimin më të mirë të aktorit për rolin në shfaqjen „Krale Marko“ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit për Fëmijë – Suboticë, RF e Jugosllavisë (1999), Çmimi për interpretimin më të mirë të aktorit për rolin në shfaqjen „Ariu lakmitar“ në Festivalin Ndërkombëtar të Kukullës së Formave të Vogla – Kragujevac, RF e Jugosllavisë (2001), Çmimi për interpretimin më të mirë të aktorit për shfaqjen „Prifti dhe shërbëtori i tij Budall“ në Festivalin Ndërkombëtar të Kukullës Shkëndija e Artë – Kragujevac, R. e Serbisë (2007), me të cilën e merr Çmimin për interpretimin më të mirë të aktorit edhe në Festivalin e Kotorrit në Teatrin për Fëmijë – Kotorr, R. e Malit të Zi (2007), ndërsa është fitues edhe i Diplomës Speciale për animimin e kukullës „Papagalli Riki“ në Festivalin Ndërkombëtar të Kukullës Shkëndija e Artë – Kragujevac, R. e Serbisë dhe Mal të Zi (2004).

Ka qenë këshilltar i menaxherit kryesor në lidhje me politikën e repertorit, hartimin e programeve vjetore të teatrit, mbajtjen e statistikës për gjithë punën e teatrit. Në përvojën e tij të punës numërohet edhe funksioni sindikal, kryetar i SASHK-ut pranë Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj, ndërsa ka punuar edhe si profesor i lëndës së dramës në Amerikan Skull Maqedonia – Shkup. Është specializuar për rolet në shfaqjet e fëmijëve, veçanërisht për mbajtjen e kukullave, ndërsa ka edhe përvojë shumëvjeçare në huazimin e zërit për sinkronizimin e reklamave televizive dhe në radio, si dhe për filma me metrazh të gjatë dhe seriale të shkurta.

Valmir Aziri

(Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut)

U lind në vitin 1977 në Tetovë. Diplomoi në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Tetovës, në degën e dizajnit grafik. Një kohë të gjatë është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë, ka realizuar ekspozita të pavarura, ndërsa ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita grupore dhe koloni figurative.

Aktivitetet, veprat dhe funksionet më të rëndësishme të deritanishme:
Në vitin 2005 është emëruar zëdhënës i Komunës së Tetovës
Në vitin 2008 është emëruar drejtor i Galerisë së Arteve Tetovë
Në vitin 2008, autor i ekspozitës së pavarur “Refleksioni”
Në vitin 2011 është emëruar drejtor i Teatrit në Tetovë
Në vitin 2016, ekspozita e pavarur “Në fillim ishte fjala”
Në mënyrë aktive e flet gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

Organizimi i brendshëm i Ministrisë së Kulturës – sektorët

KABINETI I MINISTRIT TË KULTURËS

 

KËSHILLTARËT SHTETËROR
Sektori i Monitorimit, Zhvillimit dhe Mbështetjes Logjistike

1.1.         Departamenti i Mbështetjes Logjistike

1.2.         Departamenti i Shpërblimeve Shtetërore

Sektori i Veprimtarive të Kulturës dhe Arteve

2.1.         Departamenti i Veprimtarisë së Dramës dhe Filmit

2.2.        Departamenti i Qendrave të Kulturës, Folklorit dhe Veprimtarisë Muzikore-Skenike

2.3.        Departamenti i Arteve Vizuale, Arkitekturës dhe Dizajnit

2.4.       Departamenti i industrive kreative dhe projekteve interdiciplinare

Sektori i Botimit (sektori i librit)

3.1.         Departamenti i Letërsisë dhe Botimeve

3.2.         Departamenti i Planifikimit, Zhvillimit, Analizës, Hulumtimit dhe Avancimit të Veprimtarisë Botuese në Republika e Maqedonisë së Veriut

Sektori i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore

4.1.         Departamenti i Veprimtarisë Bibliotekare

4.2.         Departamenti i Veprimtarisë Muzeale dhe Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

4.3.         Departamenti i Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme dhe Mbrojtjes së të Mirave Audio-vizuale

Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Bashkëpunim të Republika e Maqedonisë së Veriut me UNESCO-n

5.1.         Departamenti për Bashkëpunim Dypalësh

5.2.         Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Bashkëpunim të Republika e Maqedonisë së Veriut me UNESCO-n

5.3         Departamenti për koordinimin e bashkuminimit kulturor me Republikën Popullore të Kinës dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (16+1)

Sektori për Integrim Evropian

6.1.         Departamenti i Evropës Kreative të BE-së – nënprogrami Kulturë

6.2.         Departamenti për Koordinimin e Projekteve IPA dhe Llojeve të Tjera të Ndihmës së Huaj

Sektori i Çështjeve Financiare

7.1.         Departamenti i Koordinimit të Buxhetit

7.2.         Departamenti i Kontrollit të Buxhetit

7.3.         Departamenti i Kontabilitetit dhe Pagesave

Sektori i Çështjeve të Përgjithshme

8.1.         Departamenti i Punëve Administrative, Pronësore dhe Arkivore

8.2.         Departamenti i Informatikës

Sektori i Prokurimeve Publike

9.1.         Departamenti për Zbatimin e Prokurimeve Publike

9.2.         Njësia për Monitorimin dhe Realizimin e Kontratave të Prokurimeve Publike

Sektori i Çështjeve Investuese

10.1.       Njësia për Monitorimin dhe Realizimin e Objekteve Investuese

10.2.       Departamenti i Investimeve dhe Sigurimeve

Sektori i Çështje Normative-Administrative dhe i të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Ndërlidhura

11.1.       Departamenti i Çështjeve Normative

11.2.       Departamenti i Çështjeve Administrative

11.3.       Departamenti i të Drejtës së Autorit dhe i të Drejtave të Ndërlidhura

Sektori i Mbikëqyrjes Administrative dhe Inspektuese

12.1.       Departamenti për Mbikëqyrjen e Inspektimit

12.2.       Departamenti për Mbikëqyrjen Administrative dhe Mbikëqyrjen e Përdorimit të Rezervuar të Fondeve Buxhetore

Departamenti i Auditimit të Brendshëm
Departamenti për Planifikim Strategjik, Krijim të Politikave dhe Monitorim
Departamenti për Menaxhimin e Resurseve Njerëzore
Drejtoria për Afirmimin dhe Avancimin e Kulturës së Komuniteteve të Bashkësive Etnike në Republika e Maqedonisë së Veriut

16.1.Njësia për inkurajimin dhe avancimin e bashkëpunimit me vendet fqinje dhe evropiane, për asistencë teknike ndërkombëtare, e dedikuar për nxitjen dhe promovimin e identitetit kulturor të pjesëtarëve të bashkësive etnike në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe për mbështetjen e zyrës së drejtorit

16.2.      Departamenti për afirmimin, promovimin dhe publikimin e krijimtarisë dhe kujdesit ndaj kulturës, për kultivimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore të pjesëtarëve të bashkësive etnike në Republika e Maqedonisë së Veriut

Dokumentet

Komisioni për Qasje në Informata me Karakter Publik www.komspi.mk

Formular i Kërkesës për Qasje në Informata me Karakter Publik-pdf

Formulari i Kërkesës për Qasje në Informata me Karakter Publik – formati word

Dragana Qurçioska
d.kurcioska@kultura.gov.mk

тел. 02 3207-430

Regjistri i të dhënave dhe adresat e institucioneve

Muzetë, bibliotekat, teatrot, qendrat kulturore, galeritë, shtëpitë e kulturës, shoqëritë kulturore-artistike (folklorike), objektet e mbrojtura si trashëgimi kulturore dhe lokalitetet arkeologjike.

INSTITUCIONET NACIONALE NGA FUSHA E KULTUËS

INSTITUCIONET NË TË CILAT ZHVILLOHET VEPRIMTARIA E TEATRIT

REGJISTRI I ADRESAVE TË INSTITUCIONEVE LOKALE DHE SHOQATAT E FOLKLORIT

Regjistri nacional i objekteve që janë trashëgimi e mbrojtur kulturore 31122012

REGJISTËR I LICENCAVE TË LEKTORËVE