Lamtumirë Goce Todorovskit, kolosit të skenës teatrore maqedonase

Lamtumirë Goce Todorovskit, kolosit të skenës teatrore maqedonase

Ministria e Kulturës dhe Turizmit me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të shquar maqedonas Goce Todorovski, anëtar për shumë vite i Teatrit të Dramës – Shkup dhe një prej artistëve më të njohur të skenës teatrore maqedonase.

Me talentin e tij të jashtëzakonshëm, humorin karakteristik dhe interpretimin autentik, Todorovski la gjurmë të pashlyeshme në kulturën maqedonase. Rolet e tij të shumta në teatër, televizion dhe film, e veçanërisht në serialin “Rrëfime Popullore Maqedonase” (Makedonski narodni prikazni), do të mbeten pjesë e përhershme e kujtesës kulturore të Maqedonisë.

Me largimin e tij, Maqedonia humbi një artist të madh, vepra e të cilit do të vazhdojë të jetojë si një trashëgimi e çmuar kulturore dhe si frymëzim për brezat e ardhshëm.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, kolegët nga Teatri i Dramës dhe për të gjithë ata që e vlerësuan figurën dhe veprën e tij.

Accessibility Menu