Orkestra e Odës së Rinisë Muzikore të Maqedonisë (RMM) “Sasha Nikollovski- Gjumar” sonte do të performojë në kuadër të edicionit të 66-të të festivalit “Vera e Ohrit”.
Koncerti do të mbahet në kishën “Shën Sofia”, në terminin standard të festivalit, duke filluar nga ora 21:00, nën dirigjimin e Ivan Eminoviqit.
Këtë vit, Orkestra e Odës së Rinisë Muzikore të Maqedonisë shënon katër dekada nga themelimi i saj. Ajo u themelua si segmenti i parë i Kampit Veror Muzikor të RMM-së në vitin 1986 në Ohër dhe, që atëherë, më shumë se 400 muzikantë të rinj kanë qenë pjesë e këtij ansambli unik. Dirigjentë dhe udhëheqës artistikë të orkestrës kanë qenë F. Muratovski, G. Korunovski, S. Nikollovski-Gjumar, M. Spasov, B. Canev, B. Çadllovska, A. Remerajt, O. Kondratenko, M. Kac, Xh. Martinenxhi, E. Mitrevska dhe I. Eminoviq.
Prej tashmë 40 vitesh, koncerti përmbyllës i sesionit veror të orkestrës është pjesë e programit të festivalit “Vera e Ohrit”, ndërsa në vitet e fundit edhe e festivaleve “Vera e Shkupit” dhe “Vera e Manastirit”.
Që nga viti 2018, orkestra mban emrin e dirigjentit maqedonas Sasha Nikollovski-Gjumar.