POLITIKA E CILËSISË

POLITIKA E CILËSISË

Misioni:

Përmes realizimit të planeve dhe projekteve të veta dhe përmes promovimit intensiv të produkteve të tyre, qëllimi i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është të formësojë perceptimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të botës për kulturën bashkëkohore maqedonase, për entitetet e saj kulturore shoqëruese dhe për të kaluarën kulturore maqedonase. Gjithashtu, për realizimin e politikës kulturore, Ministria e Kulturës dhe Turizmit nis nga mundësia e një kuptimi më të gjerë të kulturës si mënyrë jetese, në të cilën njerëzit, duke u mbështetur në traditë, në mënyrë kreative e përmirësojnë realitetin aktual me arritje dhe vlera të reja që i avancojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Vizioni:

Krijimi i një modeli që do të mundësojë njohjen, pranimin dhe mbijetesën e kulturës maqedonase me të gjitha elementet dhe pasuritë e saj.

Politika e cilësisë e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit bazohet në parimet themelore në vijim:

  • Krijimi i një klime që do të nxisë realizimin krijues dhe ekonomikisht të qëndrueshëm të projekteve kulturore me rëndësi të pallogaritshme për identitetin kulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të gjitha njësitë e saj nga shoqëria multikulturore;

  • Menaxhimi i duhur dhe rivitalizimi i disa llojeve të trashëgimisë kulturore për zhvillim socio-ekonomik në nivel kombëtar dhe lokal;

  • Afirmimi i kulturës kombëtare në vendet e rajonit, në BE dhe në botë;

  • Ndjekja, analizimi dhe krijimi i politikave në turizëm;

  • Respektimi i dispozitave dhe kërkesave ligjore në fuqi;

  • Shërbime cilësore, të shpejta dhe të përgjegjshme për përdoruesit e shërbimeve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, si persona fizikë, juridikë dhe institucione;

  • Edukim i vazhdueshëm i stafit, forcimi i përgjegjësisë së të punësuarve dhe zhvillimi i marrëdhënieve partnere me të gjitha palët e interesuara;

  • Përmirësim i vazhdueshëm i proceseve dhe avancim i pandërprerë i Sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas kërkesave të standardit ISO 9001:2015;

  • Sigurimi i një ambienti të shëndetshëm pune dhe trajnim për rritjen e vetëdijes së të punësuarve për mbrojtjen e mjedisit jetësor;

  • Politika e cilësisë është publike dhe është detyrim për të gjithë të punësuarit.

    Data 10.12.2024

    MINISTRI

    Zoran Ljutkov

Accessibility Menu