BESA ODA MURTEZA
Sekretar shtetëror në Ministria e kulturës dhe turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sekretar shtetëror në Ministria e kulturës dhe turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Besa Oda Murteza është Sekretare Shtetërore në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ka lindur më 15 dhjetor 1980 në Strugë. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Me mbi 20 vjet përvojë profesionale në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, ka ndërtuar një karrierë të bazuar në profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj zhvillimit të sektorit të kulturës. Ka ushtruar detyrën e udhëheqëses së Njësisë për Botime dhe Letërsi, si dhe të udhëheqëses në veprimtarinë e folklorit, ku ka qenë e angazhuar në përgatitjen dhe koordinimin e Programeve Vjetore, koordinimin e komisioneve profesionale dhe zbatimin e politikave kulturore në këto fusha.
Së fundmi, ka qenë anëtare e Bordit Drejtues të Teatrit Shqiptar, duke kontribuar në zhvillimin institucional të këtij institucioni nacional të kulturës.
Me përvojën dhe njohjen e proceseve institucionale, Besa Oda Murteza ushtron detyrën e Sekretares Shtetërore me përkushtim për forcimin e institucioneve, avancimin e politikave kulturore dhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.