Misioni dhe Vizioni

MISIONI

Nxitja e kulturës, veçanërisht përmes kushteve të favorshme për realizimin e vlerave kulturore dhe krijimtarisë artistike, kushte të barabarta për shprehje, kultivim dhe afirmim të identitetit kulturor të komuniteteve në shtet. Sigurimi i së drejtës për krijimtari të lirë, pavarësisht nga mosha, arsimi, përkatësia fetare, etnike apo tjetër, profesionist ose amator, si dhe e drejta për arsimim në fushën e kulturës. Botimi i veprave nga fusha e krijimtarisë artistike dhe mbrojtja e trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të të gjithë qytetarëve. Investimi në zhvillimin e infrastrukturës kulturore, mbështetja e artit dhe promovimi i trashëgimisë së pasur të Maqedonisë në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Me rritjen e cilësisë së ofertave turistike dhe përmirësimin e përvojës së vizitorëve, mundësohet forcimi i ekonomive lokale dhe afirmimi i bukurive dhe diversitetit të vendit tonë.

 

VIZIONI

Kulturë cilësore, e larmishme, kohezive dhe kreative, e cila krijon zhvillim socio-kulturor dhe ekonomik në nivel nacional dhe lokal, e përkushtuar ndaj zhvillimit të krijimtarisë artistike, prodhimit dhe shpërndarjes së të mirave kulturore, industrive kulturore dhe kreative, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, me vlera të njohura në kuadër ndërkombëtar. Kultura e lidhur me turizmin mundëson prosperitet ekonomik dhe afirmimin e të gjitha pasurive dhe bukurive që ka shteti ynë, forcimin e integritetit kulturor dhe promovimin e tij në skenën globale.

Accessibility Menu