MINISTËR

Sedat Sulejmani

Sedat Sulejmani

Ministër në Ministria e kulturës dhe turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Biografia

Sedat Sulejmani ka lindur në Tetovë, në vitin 1975. Ka diplomuar në Universitetin Uludağ-Bursa në Turqi. Studimet pasuniversitare i ka ndjekur në UEJL, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore. Gjatë periudhave të ndryshme ka treguar sukses në biznes dhe në sektorin privat.

Për një kohë të gjatë ka qenë i angazhuar në aktivitete socio-kulturore, si:

  • Redaktor i programit edukativ në Radio Kanal B;
  • Themelues i OJQ-së për kulturë, arsim dhe art „Kalkan“;
  • Folklorist në „Yeni Hayat“;
  • Themelues dhe kryetar i OJQ-së për kulturë, arsim dhe art „Prizma“;
  • Koordinator i projektit „Vëllazëria nuk njeh kufij“, në bashkëpunim me Komunën Bajrampaşa – Stamboll, Turqi;
  • Koordinator i projektit „Punime dore“, në bashkëpunim me Komunën Konya – Turqi;
  • Ka marrë pjesë në trajnimin „Dialogu Ndërkombëtar“, në Strasburg të Francës;
  • Ka marrë pjesë në trajnimin „Konferenca Ndërkombëtare Rinore e Ballkanit“.

Në vitin 2020 mori titullin zëvendësministër i Kulturës dhe këtë funksion e ushtroi deri në vitin 2021.

Nga viti 2023 deri në vitin 2024 ishte këshilltar për mbështetje profesionale-administrative në Inspektoratin Komunal të Komunës së Tetovës.

Në përbërjen aktuale të Qeverisë u zgjodh sërish zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit, funksion të cilin e ushtroi nga viti 2024 deri në vitin 2026.

Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke.

Accessibility Menu