Teatri pranë IK Qendrës së Kulturës „Aco Shopov“ – Shtip, nesër, më 18 nëntor, me fillim në orën 20:00, do të shfaqë reprizën e parë të shfaqjes „Prapa kulisave 26“, premiera e së cilës u mbajt javën e kaluar.
Bëhet fjalë për një komedi-dramë bashkëkohore, me regji të Dragana Milloshevski Popovës, e cila zbulon anën tjetër të botës teatrore dhe jetën e aktorëve dhe punonjësve të teatrit prapa skenës, të mbushur me ndërlikime dashurie, rivalitete, konflikte dhe ëndrra.
Përshtatja e tekstit është bërë nga Katerina Momeva, dramaturge është Gabriela Koceva Tuliev, ndërsa skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Irina Somborac. Në shfaqje interpreton ansambli i aktorëve të Teatrit të Shtipit, i udhëhequr nga Kristina Atanasova Arsova, Nikola Kuzelov, Angjellka Nashkova, Mile Vrateovski dhe anëtarët e tjerë të ekipit.