Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kori i përzier „Stiv Naumov“ nga Manastiri me koncerte në Dubrovnik dhe Konavle

Kori i përzier „Stiv Naumov“ nga Manastiri me koncerte në Dubrovnik dhe Konavle
Kori i përzier i SHKA-së „Stiv Naumov“ nga Manastiri po qëndron për vizitë në Kroaci, ku do të mbajë koncerte të plota në Dubrovnik dhe Konavle. Nën drejtimin e dirigjentes Liljana Trajkovska-Dimevski, kori do të interpretojë këngë folklorike maqedonase në përpunime korale, si dhe kompozime bashkëkohore korale.
 
 
Një moment i veçantë do të jetë paraqitja e përbashkët me korin „Konavle“, me të cilin do të interpretojnë kompozimin „Dasma e Konavles“. Vizita organizohet nga Qendra Kulturore Kroate „Marko Maruliq“ nga Manastiri, me mbështetjen e komunave të Manastirit dhe Konavles, Organizatës Turistike të Konavles dhe Qytetit të Dubrovnikut.

Accessibility Menu