Muzikantët polakë Mariush Patira, violinë, dhe Radosllav Kurek, piano, më 17 nëntor, me fillim në orën 20:00, do të mbajnë një koncert në Sallën Kamertale të Filarmonisë, në organizim të “Verës së Ohrit”.
Patira është violinist i njohur ndërkombëtarisht dhe fitues i çmimit të parë në konkursin prestigjioz “Premio Niccolò Paganini” në Gjenovë, ndërsa Kurek është pianist dhe muzikant kamertal i vlerësuar me çmime, me një karrierë të pasur ndërkombëtare.
Koncerti është pjesë e aktiviteteve të “Verës së Ohrit” jashtë sezonit të rregullt festivalor, përmes të cilave vazhdon promovimi i artit muzikor të nivelit të lartë dhe i përmbajtjeve cilësore muzikore gjatë gjithë vitit.