Në Qendrën Kulturore-Informative maqedonase në Beograd, më 5 tetor u promovua përmbledhja poetike “Tkazhalki” e Aleksandra Jurukovskës, fituese e çmimit “Danica Ruçigaj” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë për vitin 2025.
Bisedën e drejtoi gazetarja Srebra Gjorgjijevska, e cila, përmes pyetjeve të konceptuara me kujdes, krijoi së bashku me autoren mbrëmje jashtëzakonisht intime, emocionale dhe poetike.
Para të ftuarve të pranishëm, aktori Aleksandar Stoimenovski interpretoi vargje nga “Tkazhalki” në gjuhën serbe. Ditën pasuese, në organizim të QKI-së në Beograd, u mbajt edhe panel-diskutim për dukshmërinë e kulturës në hapësirën publike dhe mediatike serbe dhe maqedonase. Përveç mikpritësit të ngjarjes, drejtorit të QKI-së në Beograd, Vasko Shutarov, Jurukovskës dhe Gjorgjijevskës, morën pjesë edhe regjisori maqedonas dhe drejtori i televizionit Jani Bojaxhi, si dhe gazetarë që mbulojnë kulturën në mediat serbe.
Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.