Kori rinor i femrave i qytetit “Menada” nga Tetova, nën dirigjimin e prof. dr. Ivica Zoriq, sot, më 9 tetor, në orën 18:30, do të mbajë koncert në Qendrën Kulturore-Informative të Maqedonisë në Sofje.
Në koncert do të prezantohet muzika korale ortodokse maqedonase nga e kaluara e deri më sot, si dhe kompozime të muzikës shpirtërore ortodokse nga disa vende.
“Menada” këtë vit shënon 45 vjet veprimtari të pandërprerë dhe deri më tani ka performuar në koncerte dhe festivale në 20 shtete. Kori ka fituar çmime dhe mirënjohje të shumta, duke dhënë një kontribut të veçantë në afirmimin e muzikës korale maqedonase brenda dhe jashtë vendit.