Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bashkëpunim institucional me Kosovën në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë

Bashkëpunim institucional me Kosovën në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Besa Oda Murteza, dhe këshilltari shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Afet Jashari, zhvilluan takim me Pleurat Kabashin nga Universiteti i Prishtinës, Berat Ademin nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Merita Beqirajn nga Universiteti Eberhard Karls në Tübingen të Gjermanisë.

 

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me fokus në arkeologji, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kërkimin shkencor dhe shkëmbimin e përvojave profesionale.

 

U diskutua gjithashtu për pjesëmarrjen në konferenca dhe aktivitete shkencore, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve nga të dyja vendet në iniciativa të përbashkëta.


Palët vlerësuan se bashkëpunimi ndërinstitucional është një mundësi e rëndësishme për forcimin e lidhjeve profesionale dhe shkencore, si dhe për dokumentimin, promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rajonit.

 

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me institucionet, universitetet dhe ekspertët nga Kosova, veçanërisht përmes konferencave, projekteve kërkimore dhe iniciativave të përbashkëta në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë.

Accessibility Menu