Qendra Kulturore Maqedonase në Stamboll shënoi 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë me koncert solemn të kuartetit “Stringendo”.
Koncerti u mbajt në Qendrën Kulturore “Tarık Akan” në Bakërkoj, ndërsa para publikut të shumtë performuan Natasha Lazarevska, Ollgica Shundiq, Lupka Kaeviq dhe Andreja Naunov.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë në Stamboll, Idris Fazlioski, dhe drejtori i Qendrës Kulturore Maqedonase, Dime Ratajkoski.
Kuarteti interpretoi melodi të njohura maqedonase dhe turke. Koncerti vuri në pah lidhjen ndërmjet dy traditave muzikore dhe u prit ngrohtësisht nga publiku.