Në Suli Han hapet ekspozita e Ivan Bllazhevit

Në Suli Han hapet ekspozita e Ivan Bllazhevit
Në Fakultetin e Arteve Figurative në Suli an (Galeria „Dragutin Avramovski – Gute“), sot (10 shtator), në orën 20:00, do të hapet ekspozita personale e fotografive të Ivan Bllazhevit, me titull „Gjurmë dhe distanca“.

Projekti është rezultat i një procesi shumëvjeçar kërkimi, konsultimesh dhe përpunimi kreativ. Në ekspozitë do të paraqiten rreth 50 fotografi të realizuara gjatë 18 viteve, nga viti 2006 deri në vitin 2024.

„Gjurmë dhe distanca“ është një kërkim fotografik mbi kujtesën, imagjinatën dhe gjurmët e pakapshme që lë koha. Në vend që ta dokumentojë të kaluarën si diçka të pandryshueshme, ekspozita depërton në hapësirën e pasigurt midis asaj që ka ndodhur vërtet, asaj që kujtojmë dhe asaj që ndoshta e kemi imagjinuar.

Duke bashkuar fotografi të krijuara gjatë një periudhe prej tetëmbëdhjetë vitesh me fotografi personale të vajzës së autorit, të cilat dokumentojnë periudhën nga fëmijëria deri në pjekurinë e saj, vepra zhvillohet pa kronologji, emra apo data.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur dhe mund të vizitohet deri më 22.09.2026, ndërsa realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në kuadër të Programit Vjetor për vitin 2026.
 
 

Accessibility Menu