Këtë fundjavë fillon dasma e Galiçnikut – Simbol i dashurisë dhe traditës në Maqedoni

Këtë fundjavë fillon dasma e Galiçnikut – Simbol i dashurisë dhe traditës në Maqedoni

Jovan Filiposki – pasardhës i familjes së vjetër Filiposki nga Gaçilica dhe Liljana Mihajlloska janë çifti i sivjetshëm që do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në mënyrë tradicionale në Dasmën e Galiçnikut.
Nga data 11 deri më 13 korrik, Galiçniku piktoresk do të gjallërohet përsëri me tingujt e surleve, daulleve dhe traditës – një nga manifestimet më autentike dhe më të njohura kulturore në vend. Kjo ngjarje unike do të tërheqë përsëri vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj që dëshirojnë të përjetojnë tregimin autentik të një dasme nga rajoni i Mijakëve.


Edhe këtë vit, nën kujdesin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe me mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, konfirmohet rëndësia e Dasmës së Galiçnikut si pasuri kulturore kombëtare që meriton mbështetje institucionale dhe afirmim ndërkombëtar.

Accessibility Menu