Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e zgjati afatin për zbatimin e masave korrigjuese për Rajonin e Ohrit

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e zgjati afatin për zbatimin e masave korrigjuese për Rajonin e Ohrit

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, informuan në konferencë për shtyp për vendimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i cili u mor në sesionin e 47-të të mbajtur në Paris.
„Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në sesionin e 47-të të mbajtur në Paris, mori vendim që t’u japë Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë edhe një vit shtesë për zbatimin e masave korrigjuese, pra kornizë kohore për zbatimin e aktiviteteve për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të Rajonit të Ohrit. Ky vendim është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të cilat u njohën nga anëtarët e Komitetit dhe institucionet e tjera përkatëse“, tha Llutkov.

Ai shtoi se vendimi i Komitetit është për ne nxitje dhe motivim për të vazhduar me seriozitetin më të madh me masa konkrete që do të mundësojnë zbatimin urgjent të masave korrigjuese të parapara, të bazuara në rekomandimet e misioneve reaktive të viteve 2020 dhe 2024, si dhe në Planin Strategjik për Rehabilitim.
„Nuk duhet të lejojmë që trashëgimia natyrore dhe kulturore botërore e Rajonit të Ohrit të trajtohet si në të kaluarën. Për rikujtim, në shtatë vitet e fundit nuk është ndërmarrë pothuajse asgjë nga rekomandimet e UNESCO-s – në vend të mbrojtjes, kemi qenë dëshmitarë të mospërfilljes së raporteve dhe të shkatërrimit sistematik. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se pikërisht pushteti i kaluar e solli Ohrit në prag të humbjes së statusit të tij“, theksoi ministri Llutkov.

Ai vuri në dukje se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me angazhim maksimal dhe koordinim të të gjitha institucioneve përkatëse – përfshirë këtu Ministrinë e Turizmit, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ekspertët vendorë – do të përkushtohet në ruajtjen e statusit të Ohrit dhe Rajonit të Ohrit. „Kjo është detyrë dhe obligim ynë ndaj shtetit dhe brezave të ardhshëm“, shtoi Llutkov.

Mirënjohje e madhe për të gjithë ekipin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe për anëtarët e delegacionit nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit për misionin diplomatik të suksesshëm.

Accessibility Menu