Sulejmani nga Struga Kultura është ura më e fortë mes kombeve

Sulejmani nga Struga Kultura është ura më e fortë mes kombeve

Zëvendësministri i Kulturës, z. Sedat Sulejmani, mori pjesë në mbylljen solemne të festivalit “Këngë Jeho”, i cili u zhvillua gjatë ditëve të kaluara në qytetin e Strugës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri Sulejmani theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë kulturore përmes ngjarjeve artistike si ky festival, që jo vetëm ruajnë vlerat e muzikës tradicionale, por gjithashtu forcojnë lidhjet kulturore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“kam kënaqësinë t’ju përshëndes këtu, buzë Drinit të bukur të Strugës, në këtë edicion të 34-t, të Festivalit “Këngë Jeho” – një festë e gjallë e trashëgimisë sonë kulturore, që ka fituar zemrat e publikut brenda dhe jashtë vendit.

Ky festival është dëshmi e vlerave tona artistike dhe e bashkimit përmes kulturës. Falënderoj organizatorët për përkushtimin dhe ju siguroj për mbështetjen tonë të vazhdueshme, veçanërisht në edicionin jubilar të vitit të ardhshëm”, tha ne fjalen e tij Sulejmani.

Në këtë festival morën pjesë artistë dhe grupe muzikore nga vende të ndryshme si: Paraguai, Turqia, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe shoqëri tjera nga republika e Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja u përmbyll me një program të pasur artistik dhe me pjesëmarrje të gjerë të publikut, duke dëshmuar edhe një herë se kultura është ura më e fortë që lidh njerëzit dhe kombet.

Accessibility Menu