Qendra e Stripit e Maqedonisë – Veles paralajmëron Koloninë e 8-të Ndërkombëtare të Stripit “Veles 2026”, e cila do të mbahet nga 20 deri më 23 gusht.
Këtë vit, kolonia sjell një koncept unik – pjesëmarrëse do të jenë ekskluzivisht autore nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania, duke krijuar kështu një bashkëpunim të fuqishëm artistik të grave nga Ballkani.
Në koloni do të marrin pjesë 14 autore, të cilat do të krijojnë nën mentorimin e prof. Vladimir Vesoviqit nga Beogradi. Ngjarja synon të nxisë shkëmbimin ndërkombëtar të përvojave dhe ta lidhë skenën maqedonase të stripit me rajonin dhe botën.
Kolonia, e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Komuna e Velesit, do të mbahet në Shtëpinë Përkujtimore të Kasapovëve. Organizatorët theksojnë se ngjarja kontribuon edhe në zhvillimin e turizmit kulturor, përmes muraleve të stripit në Veles dhe bibliotekës së pasur të stripit me rreth 10 000 tituj.