Sonte, nga ora 21:00, në kishën "Shën Sofia", në kuadër të "Verës së Ohrit", do të performojë pianisti kinez Siheng Song, një nga pianistët më të mirë të brezit të tij.
I lindur në Shangai në vitin 1981, Song u shkollua në Francë dhe është fitues i shumë çmimeve prestigjioze ndërkombëtare, ndër të cilat edhe çmimi i parë në konkursin "Long-Thibaud" në vitin 2004. Ka performuar në qendrat më të rëndësishme muzikore botërore, ndër të cilat Parisi, Berlini, Nju-Jorku, Tokio, Pekini dhe Shangai, si dhe me orkestra të njohura dhe në festivale të mëdha muzikore.
Që nga viti 2010, ai zhvillon një format inovativ koncertal, në të cilin muzikën klasike e ndërlidh me multimedian, teatrin, artin dhe letërsinë, me qëllim që ta afrojë atë me publikun bashkëkohor.