Skena dokumentare spanjolle në fokus të “MakeDox”

Skena dokumentare spanjolle në fokus të “MakeDox”

Krijimtaria bashkëkohore dokumentare spanjolle është në fokus të edicionit të 17-të të festivalit “MakeDox”. Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë filma që i zhvendosin kufijtë mes dokumentarit dhe artit, duke trajtuar tema si identiteti, kujtesa kolektive, migrimet dhe ndryshimet shoqërore.

 

Festivali do të hapet me “Amílcar” të Miguel Eek dhe filmin e shkurtër “Shumimi i zogjëve” të Xavier Marrades. Të dy autorët do të jenë mysafirë në Shkup dhe do të mbajnë një master-klasë mbi qasjet bashkëkohore në filmin dokumentar kreativ.

 

Në program janë edhe “Një jetë e tërë” e Marta Romero, “Perëndi prej guri” e Iván Castiñeiras, “O Zot, më merr së shpejti” e Guillermo F. Flórez, “Ditari i shantazhit” e Patricia Franquesa, “Saturni” e Daniel Tornero dhe “Dritë e mbytur” e Luis Sampieri.

 

Krahas përzgjedhjes kryesore, do të shfaqen edhe filma të shkurtër nga Ishujt Kanarie dhe vepra eksperimentale peruane, në bashkëpunim me festivalin MUTA. Programi “Vendi në fokus” realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Spanjës.

Accessibility Menu