Në kuadër të manifestimit “Bisedat e Përliçevit” do të mbahet një ceremoni kushtuar laureatit të çmimit “Grigor Përliçev”, me pjesëmarrjen e korit qytetar “Vox Lihnidos”, fjalime nga përfaqësues të institucioneve, prezantim dhe interpretim artistik të poemës së shpërblyer “Kutia e errët”, dorëzimin e Çmimit për poezinë më të mirë dhe fjalimin solemn të laureatit Bratisllav Tashkovski.
Programi vazhdon me vendosjen e luleve të freskëta pranë monumentit dhe varrit të Përliçevit, ngjarjen “Vargrime dhe tinguj për Përliçevin” në Shtëpinë Përkujtimore, fjalime, dhurimin e librave në alfabetin Braj, shpërblime për krijime letrare të nxënësve, leximin e veprave të shpërblyera dhe promovimin e librit “Historiografia letrare e Ohrit”.
Gjithashtu parashikohet vendosja e kurorës së dafinës pranë bustit të Përliçevit, “Vizita e Përliçevit” me dhënien e çmimit për fjalimin më të mirë, një program festiv me rastin e ditës së patronit të SHF “Grigor Përliçev”, si dhe karvani poetik “Mysafirë të mirë”, me të cilin do të përmbyllen kremtimet e këtij viti.