Zbulohen elemente të reja arkitektonike të një kishe paleokristiane pranë fshatit Pçinja

Zbulohen elemente të reja arkitektonike të një kishe paleokristiane pranë fshatit Pçinja

Departamenti arkeologjik pranë I.N Muzeu i Kumanovës përfundoi gërmimet arkeologjike në kishën paleokristiane në lokalitetin Gradishtë, f. Pçinja, në Grykën e Bislimit. Kërkimet u zhvilluan në periudhën nga 3 nëntor deri më 26 dhjetor 2025, nën drejtimin e Dejan Gjorgjievskit, kustos këshilltar arkeolog pranë I.N Muzeu i Kumanovës, dhe rezultuan me njohuri të rëndësishme arkeologjike.

 

Bazuar në analizat LIDAR dhe GPR, si dhe vëzhgimet në terren, u vendosën me saktësi sondat e gërmimit, me ç’rast u konfirmuan përmasat e kishës (20 × 10,5 m) dhe u zbulua narteksi në anën perëndimore me përmasa 10,5 × 3,4 m, muri perëndimor i të cilit është ruajtur në lartësi prej 1,7 m. U zbulua gjithashtu një aneks në anën jugore, përmes të cilit hyhej në narteks, si dhe një fragment guri i dekoruar që me shumë gjasë i përkiste amvonit (vend i ngritur për predikimin e priftit, ku ngjitej me shkallë).

 

Elementet e reja të zbuluara tregojnë për një arkitekturë të zhvilluar sakrale dhe për rëndësinë e lokalitetit si një vendbanim i zhvilluar dhe qendër rajonale në zonën e Kumanovës gjatë periudhës së antikitetit të vonë.

Accessibility Menu