„Gjurmë në kohë“ – ekspozitë multimediale për 10 vjetorin e Orkestrës Kombëtare të Xhazit sonte në Shkup

„Gjurmë në kohë“ – ekspozitë multimediale për 10 vjetorin e Orkestrës Kombëtare të Xhazit sonte në Shkup

Në kuadër të manifestimit „Vera e Shkupit“, sonte në ora 20:30, në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të hapet ekspozita multimediale „Gjurmë në kohë“, kushtuar zhvillimit dhjetëvjeçar të Orkestrës Kombëtare të Xhazit.

 

Ekspozita paraqet një dëshmi emocionale dhe dokumentare për vizionin muzikor, përkushtimin dhe rrugëtimin e përbashkët të Orkestrës, e cila gjatë dekadës së kaluar ka ndërtuar një identitet të njohur në skenën vendore dhe ndërkombëtare të xhazit.

 

Përmes fotografive autentike, materialeve arkivore dhe rrëfimeve personale, vizitorët do të kenë mundësi të ndjekin një pjesë të momenteve më të rëndësishme, paraqitjeve koncertale dhe proceseve krijuese që kanë shënuar zhvillimin e ansamblit.

 

Në ekspozitë janë prezantuar fotografi nga Tatjana Rantasha dhe Maja Argakijeva, të cilat përmes objektivëve të tyre kanë dokumentuar momentet më mbresëlënëse nga puna e orkestrës. Hyrja në ekspozitë është e lirë për të gjithë vizitorët.

Accessibility Menu