Thirrje e UNESCO-s për paraqitjen e aplikimeve për pjesëmarrje në trajnim për komunikimin shkencor për profesionistë dhe hulumtues të rinj

Thirrje e UNESCO-s për paraqitjen e aplikimeve për pjesëmarrje në trajnim për komunikimin shkencor për profesionistë dhe hulumtues të rinj

Komisioni Kombëtar për UNESCO i Republikës së Maqedonisë së Veriut informon për thirrjen e UNESCO-s për paraqitjen e aplikimeve për pjesëmarrje në trajnim për komunikimin shkencor. Trajnimi është i dedikuar për profesionistë të rinj dhe hulumtues në fillim të karrierës dhe do të mbahet më 13 dhe 14 tetor 2026 në Triestë, Itali. Qëllimi i trajnimit është forcimi i kapaciteteve të komunikimit të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të rinj për të ndërtuar besimin e publikut në shkencë, për të luftuar përhapjen e dezinformatave, për të mundësuar marrjen e vendimeve të bazuara në fakte dhe për të përshpejtuar përparimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë personat e moshës 21–35 vjeç, studentë të studimeve pasuniversitare, hulumtues ose profesionistë në fillim të karrierës nga fusha e shkencës ose e qëndrueshmërisë. Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin online në linkun e mëposhtëm: https://forms.office.com/e/C6C8MWc4rX?origin=lprLink si dhe duke dërguar CV-në dhe kopje të pasaportës në adresën elektronike: Regional.Bureau-SC@unesco.org me kopje në: s.partey@unesco.org Afati i fundit për aplikim është 20 korrik 2026.

 

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Në varësi të mjeteve financiare në dispozicion, organizatori mbulon shpenzimet e udhëtimit, dietat ditore dhe shpenzimet e akomodimit.

 

 

 

 

Accessibility Menu