Koncert tradicional me rastin e festës së Vasilicës

Koncert tradicional me rastin e festës së Vasilicës

Opera dhe Baleti Nacional i Maqedonisë dje dhe sot nga ora 20:00 organizon koncertin tradicional me rastin e festës së Vasilicës, këtë vit me titullin “Disko mbrëmje”, me program që paraqet në interpretim bashkëkohor hitet më të njohura disko dhe pop të viteve 1970 dhe 1980.

 

Publiku do të ketë mundësi të dëgjojë veprat e autorëve dhe interpretuesve botërisht të njohur, si: Gloria Gaynor, Donna Summer, ABBA, Bee Gees, Michael Jackson dhe shumë të tjerë, por në një pamje krejtësisht të re: përmes aranzhimeve simfonike që e zgjerojnë formën e tyre origjinale dhe i vendosin në kontekstin e estetikës moderne koncertale. “Disko mbrëmje” krijon një urë mes zhanreve, gjeneratave dhe traditave muzikore, duke e lidhur pop kulturën me skenën institucionale të muzikës klasike. Ky bashkim thekson hapjen e Operës dhe Baletit Nacional ndaj rrjedhave bashkëkohore kulturore dhe misionin e saj për të ofruar programe që janë njëkohësisht cilësore, inovative dhe të qasshme për publikun e gjerë.

 

Solistë do të jenë këngëtarë vendas dhe të huaj: Judith N. Benoit nga Mbretëria e Bashkuar, Daniel Sitrit dhe Martin Lin nga Danimarka, Klara Lukas nga Gjermania dhe Ana Petanovska nga Maqedonia. Do të performojnë Orkestra e Operës dhe Baletit Nacional dhe Orkestra Nacionale e Xhazit.

 

Regjisor i koncertit është Dejan Proshev, dirigjent është Emin Xhijan, skenograf dhe autor i dizajnit vizual është Marija Veteroska dhe mjeshtër i ndriçimit është Milço Aleksandrov.

Accessibility Menu