Thirrje nga UNESCO, Këshilli Britanik dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim në zhvillim për aplikim në kuadër të projektit “Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” të financuar nga Bashkimi Evropian

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Komisioni Nacional për UNESCO i Republikës së Maqedonisë së Veriut informon për dy thirrje të UNESCO-s, Këshillit Britanik dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim, dhe ato janë:

• “Brendimi i përbashkët dhe marketingu i koordinuar i sektorit kulturor dhe kreativ në Ballkanin Perëndimor (dhe në Evropë)”

 “Shkëmbimi i përvojave profesionale në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe revitalizimit të hapësirave kulturore lokale”

Thirrjet financohen nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”.

Qëllimi i thirrjeve është përmirësimi i punës së sektorëve kulturorë dhe kreativë, me synim zhvillimin e aftësive, njohurive dhe qasjes në ndihmë financiare për rritjen e konkurrueshmërisë dhe për qëndrueshmërinë e prodhimit të përbashkët dhe qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.

Thirrjet, kriteret dhe aplikimet mund të gjenden në këto lidhje:

-          https://www.unesco.org/en/articles/open-call-proposals-co-branding-coordinated-marketing-cultural-and-creative-sector-western-balkans?hub=66976

-           

-          https://www.unesco.org/en/articles/open-call-applications-peer-peer-exchanges-safeguarding-cultural-heritage-and-revitalisation-local?hub=66976

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është më së voni deri më 16                          shkurt 2026, në ora 17:00.

Accessibility Menu