Më 5 nëntor 2026, në orën 19:00, në Sallën e Ekspozitave të Institucionit Nacional Qendra e Kulturës “Trajko Prokopiev” – Kumanovë, do të hapet ekspozita “Pika e vlimit” e artistes së re figurative Martina Pavlevska.
Ekspozita përfshin rreth njëzet vepra nga krijimtaria e saj më e fundit, përmes të cilave autorja hulumton çështje që lidhen me identitetin, kujtimet, emocionet, konfliktet personale dhe kërkimin e lirisë individuale.
Martina Pavlevska është studente në Fakultetin e Arteve Figurative pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive dhe projekte artistike në vend dhe në rajon.
Ekspozita në Kumanovë do të qëndrojë e hapur deri më 11 nëntor 2026.