Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

„Cërnila“ rikthehet në skenën e teatrit të Prilepit

„Cërnila“ rikthehet në skenën e teatrit të Prilepit

Teatri „Vojdan Çernodrinski“, më 2 nëntor, me fillim në orën 20:00, në skenën 105 do të shfaqë pjesën teatrale „Cërnila“ të Kole Çashules, me regji të Dejan Projkovskit, në kuadër të shënimit të 3 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Prilepit.

Me këtë shfaqje do të shënohen edhe gjashtë çmimet e festivaleve që ajo fitoi në Festivalin Teatror Maqedonas „Vojdan Çernodrinski“ dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Dhomës „Risto Shishkov“ në Strumicë. Pas shfaqjes, aktorit Aleksandar Stepanuleski do t’i dorëzohet çmimi për aktorin më të mirë në festivalin „Risto Shishkov“, për rolin e Lukovit.

Në edicionin jubilar të Festivalit Teatror Maqedonas „Vojdan Çernodrinski“, shfaqja fitoi pesë çmime: për regjinë e Dejan Projkovskit, skenografinë e Valentin Svetozarevit, kostumografinë e Marija Pupuçevskës, si dhe çmimet për aktrim për Sara Spirkoskën dhe Dimitar Gjorgjievskin.

„Cërnila“ trajton çështje që lidhen me përçarjet, bashkimin dhe faqet e errëta të historisë maqedonase.

Muzika është kompozuar nga Goran Trajkovski, ndërsa dramaturge është Lidija Mitoska-Gjorgjievska. Në shfaqje interpretojnë Sara Spirkoska, Boban Aleksoski, Marija Spirkoska-Ilijeska, Aleksandar Stepanuleski, Aleksandar Todevski, Dimitar Gjorgjievski, Mihajllo Milenkoski, Ilija Volçeski, si dhe fëmijët Ivo Açanski, Angelina Todevska, David Koçoski dhe Iva Maliçeska.

Accessibility Menu