Më 11 nëntor 2026, në orën 20:00, në IN Teatri i Tetovës – Tetovë, do të shfaqet premiera e dramës “104” nga Dragana Lukan Nikolloski, nën regjinë e Nina Nikoliqit. Me këtë shfaqje përmbyllet “Trilogjia për ‘dashurinë’”, e cila përfshin dramat “Marta Verina”, “ANNA” dhe “104”. Pas shfaqjes do të mbahet promovimi i botimit me të njëjtin titull, të publikuar nga shtëpia botuese “Çudna Shuma”.
Drama “104” rrëfen historinë e Milenës dhe Jovanit, marrëdhënia e të cilëve përballet me xhelozinë, mosbesimin dhe nevojën për kontroll pas një bisede për të kaluarën. Shfaqja ngre çështje që lidhen me intimitetin, afërsinë dhe kufirin ndërmjet dashurisë dhe ndjenjës së zotërimit.
Në shfaqje interpretojnë: Gjorgji Neshkovski, Angella Stojanovska, Petrit Naziri, Irena Mirçeska dhe Marko Bogdanovski. Skenografia është realizuar nga Ilina Angellovska, kostumografia nga Ivana Karanfillovska Ugurovska, ndërsa muzika nga Oliver Josifovski.